Blog · Zoiper · Softphone

Konfigurimi i Zoiper me Asterisk / SIP account

· 11 min lexim

Zoiper është softphone SIP më i përdorur për biznese që kanë Asterisk ose Vicidial. Në vend të telefonit desk, stafi instalon Zoiper 5 dhe thërret me extension-in e tyre — në zyrë ose remote (softphone Albania).

Të dhënat që ju duhen

  • Domain ose IP e PBX
  • Username (extension)
  • Password / secret
  • Porta (5060 UDP/TCP ose 5061 TLS)

Hapat në Zoiper 5

  1. Shto account → SIP
  2. Futni domain, username, password
  3. Aktivizoni account-in derisa statusi të jetë Registered / OK
  4. Thirrje test te një extension tjetër
  5. Test outbound përmes SIP Trunk

Codec dhe NAT (arsyeja #1 e problemeve)

Preferoni ulaw/alaw ose opus sipas trunk-ut. Nëse jeni pas router-i, mund të duhet STUN ose rregullim RTP në Asterisk. Simptoma tipike: dëgjohet vetëm njëra anë (one-way audio).

Zoiper në mobile vs desktop

Në Android/iOS Zoiper funksionon mirë për on-call. Për call center, desktop + headset është më i qëndrueshëm. Shmangni WiFi publik për thirrje biznesi.

Zoiper Lite apo Zoiper 5?

Për biznese rekomandojmë Zoiper 5 (më shumë funksione, më i qëndrueshëm). Lite mjafton për teste. Nëse keni kërkuar “Zoiper download” — shkarkoni nga zoiper.com dhe ne ju bëjmë provisioning.

Provisioning për ekipin

Për 10+ agente, provisioning manual humbet kohë. Ne krijojmë guide + account-e të gatshme. Shih shërbimin Zoiper ose na shkruani në WhatsApp.

WhatsApp